8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVOA / Takimi Kurti-Vuçiq synon zbutjen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

VOA / Takimi Kurti-Vuçiq synon zbutjen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të takohen të enjten në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, për të diskutuar rrugën drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve.

Bashkimi Evropian tha se takimi synon zbutjen e tensioneve ndërmjet të dyja palëve, që pasuan reagimet serbe ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit mbi përdorimin e dokumenteve të identifkimit dhe targave të makinave.

Por, një ditë para takimit, të dy udhëheqësit do të bisedojnë ndarazi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili menjëherë pas tensioneve të 31 korrikut kishte biseduar në telefon me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç, duke bërë thirrje që dallimet t’i zgjidhin nëpërmjet diplomacisë.

Sekretari Stoltenberg, ritheksoi gatishmërinë e NATO-s për të ndërhyrë, siç tha, në rast të cenimit ose rrezikimit të qëndrueshmërisë.

Me një gusht qeveria e Kosovës vendosi të shtyjë për një muaj zbatimin e masave të reciprocitetit, me kërkesë të ambasadorit amerikan Jeff Hovenier, i cili tha se shtyrja ishte e nevojshme pasi ka pasur dezinformata dhe keqkuptime për vendimet. Por, ambasadori Hovenier dhe diplomatë tjerë perëndimorë, thanë se vendimet e qeverisë janë të ligjshme dhe në pajtim me marrëveshjet e Brukselit.

Gjatë ditëve të fundit ambasadorët e pesë vendeve kryesore perëndimore kanë zhvilluar takime me udhëheqësit e Kosovës dhe përfaqësuesit e komunitetit serb për të diskutuar shmangjen e tensioneve si ato të 31 korrikut dhe rrugën përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë, thanë se diplomatët perëndimorë u kanë kërkuar të njohin realitetin në Kosovë, që nënkupton njohjen e pavarësisë e cila vazhdon të kundërshtohet nga Serbia. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se shkon në Bruksel për të punuar për paqen, por nuk pret rezultate duke akuzuar Prishtinën për mospërmbushje të marrëveshjeve të deritashme. Ai vuri theksin te themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kryeministri Kurti tha ndërkaq se qeveria e tij është e përkushtuar për bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve që në qendër do të kishin njohjen e ndërsjellë. Por, ai është shprehur sërish kundër themelimit të një Asociacioni një entik dhe me çfarëdo përgjegjësishë ekzekutive.

Diplomatët amerikanë kanë theksuar poashtu se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të bjerë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti, por ka modele të shumta evropiane që ofrojnë mbrojtje për pakicat.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se problemi thelbësor është e ardhmja e serbëve në Kosovë.

Vëzhguesit nuk shprehen shumë optimist për takimin e radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por shpresojnë në shtimin e përpjekjeve të diplomacisë perëndimore për të siguruar përparim në bisedime. Ata bëjnë thirrje që fushata diplomatike si këto të ditëve të fundit të mos përdoren vetëm për shmangje krizash, ai ajo e 31 korrikut. Takimi i së enjtes është i treti me radhë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç, të cilët u takuan dy herë një vit më parë pa asnjë përparim.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës që u shpall me mbështetjen perëndimore, duke llogaritur në përkrahjen e Rusisë dhe të Kinës. Para se të nisej për në Bruksel, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadoren e Kinës në Beograd. /VoA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments