6.7 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBotaVOA: Presidenti Donald Trump kërkon shqyrtim të prodhimit kinez të bakrit

VOA: Presidenti Donald Trump kërkon shqyrtim të prodhimit kinez të bakrit

Presidenti Trump pyeti së fundmi në Shtëpinë e Bardhë Sekretarin e tij të Tregtisë Howard Lutnick që ta sqarojë këtë çështje. Rezervat në rritje kineze të bakrit kanë tërhequr vëmendjen e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili të martën urdhëroi nisjen e hetimit mbi atë që zyrtarët amerikanë thonë se është “përpjekja kineze për të kontrolluar tregun e bakrit”.

Presidenti Trump pyeti së fundmi në Shtëpinë e Bardhë Sekretarin e tij të Tregtisë Howard Lutnick që ta sqarojë këtë çështje. Lutnick lexoi nga ajo që tha se do të ishte një publikim i tij në rrjete sociale: “Tarifat do të ndihmojnë në fuqizimin e industrisë amerikane të bakrit dhe do të fuqizojnë mbrojtjen tonë kombëtare. Industritë amerikane varen nga bakri dhe ai duhet të sigurohet në Amerikë. Nuk duhet të ketë përjashtime. Politika ‘Amerika e Para’ krijon vende pune për amerikanët dhe mbron sigurinë tonë kombëtare. Ka ardhur koha që të shfrytëzojmë bakrin tonë”.Këshilltari kryesor i zotit Trump për tregti sqaroi shqetësimet e administratës para se presidenti të nënshkruante urdhrin.

“Kina ka kohë që ka shfrytëzuar prodhimet e shumta industriale, përtej nevojave të tregut, si armë ekonomike për të mbizotëruar tregjet botërore duke ndikuar keq te konkurrentët. Pekini ka shkaktuar dështimin e industrive rivale përmes subvencioneve të mëdha për industritë kryesore të saj. Kina gjithashtu ka mbytur tregun ndërkombëtar me prodhime që shiten me çmime më të ulëta se sa kostoja e prodhimit dhe më pas vendos kontroll mbi tregun, pas dështimit të konkurrentëve”, tha zoti Peter Navarro për gazetarët.

Hetimet pas urdhrit të Presidentit Trump do të përqendrohen mbi atë nëse importi i një malli paraqet rrezik për sigurinë kombëtare. Presidenti ka të drejtën të vendosë nëse do të pranojë rekomandimet e raportit që duhet të përfundohet pas 270 ditëve.

Qeveria kineze ka publikuar një raport gjatë muajit shkurt ku prezanton planin e saj për të rritur rezervat e bakrit nga 5 deri në 10 % deri në vitin 2027.

Të dhënat e qeverisë kineze tregojnë se më 2024 Kina ka qenë e para në botë për prodhimin e bakrit të përpunuar dhe materialeve të përpunuar me bakër.

Zoti Navarro u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara shpresojnë të shfrytëzojnë më shumë potencialin e “pashfrytëzuar” të bakrit amerikan. Ai gjithashtu foli për planet e rritjes prej 70% të prodhimit amerikan të bakrit duke zvogëluar varësinë ndaj prodhimit të huaj që vlerësohet si material me rëndësi jetike për pajisjet elektrike./VOA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments