7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaVOA / Aktivistët: Pandemia, pasoja serioze tek komuniteti LGBTI

VOA / Aktivistët: Pandemia, pasoja serioze tek komuniteti LGBTI

Shtatëmbëdhjetë maji shënon ditën ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë. Ky përvjetor e gjen këtë komunitet me sfida të shumta edhe për shkak të pandemisë së koronavirusit. Aktivistët thonë se pandemia ka pasur një ndikim serioz tek komuniteti LGBTI, që sipas tyre është tejet i ekspozuar ndaj rrisqeve shëndetësore dhe ekonomike në kushtet kur ata ka më shumë të ngjarë të punojnë në industritë më të prekura apo të ekspozuara ndaj pandemisë. Kolegia Menada Zaimi bisedoi me aktivistë në Uashington dhe Tiranë dhe sjell materialin në vazhdim

Aktivistët që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBT thonë se pandemia e koronavirusit ka pasur një ndikim tejet negativ tek ky komunitetit, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në mbarë botën.

Siç mund ta imagjinoni kjo pandemi ka pasur një efekt shkatërrues. Analiza e të dhënave të mbledhura mbi ndikimin ekonomik të pandemisë, tregon se komuniteti LGBTQ është ndikuar në mënyrë shpërpjestuar. Ne e dinim se që kjo do të ishte një periudhë e vështirë. Dhe nga rrëfimet dhe intervistat me njerëz në SHBA dhe në mbarë botën, vumë re se kjo është e vërtetë”, thotë Jean Freedberg, drejtoreshë për Partneritetin Ndërkombëtar, në organizatën “Human Rights Campaign” me qendër në Uashington, DC.

Sipas gjetjeve të pasqyruara në raportin e organizatës “Human Rights Campaign”, komuniteti LGBTQ është tejet i ekspozuar ndaj rrisqeve shëndetësore dhe ekonomike si pasoje e virusit, në kushtet kur pjestarët e këtij komuniteti ka më shumë të ngjarë të punojnë në ato që janë industritë më shumë të prekura apo të ekspozuara ndaj pandemise. Po sipas raportit, komuniteti LGBTQ ka më pak të ngjarë të kenë mbulim shëndetësor se popullata e përgjithshme dhe të jetë më i prekur nga sëmundje kronike që mund të rrisin ndjeshëm komplikimet gjatë infeksionit. Si kudo në botë, situata paraqitet problematike për këtë komunitet edhe në Shqipëri.

Ka pasur nevoja edhe bazikenevoja për ushqimVetëm kur  dalim nga kjo situatë pandemie atëherë do  kuptojmë se sa pjestarë  komunitetit kanë mbetur pa punë për shkak  mbylljes së bizneseve apo do  mbeten pa punë”, thotë aktivisti Arbër Kodra, drejtor ekzekutiv i shoqatës “Open Mind Spectrum Albania”.

Gjatë pandemisë mediat kanë njoftuar raste të qasjes diskriminuese ndaj komunitetit sikurse rasti i Koresë së Jugut. Një rritje e numrit të të prekurve me koronavirus në Seul, që sipas medias vendase lidhej me lokalet e frekuentuara nga të rinj homoseksualë, u bënë shkak për rritje të gjuhës së urrejtjes ndaj këtij komuniteti, duke i shtuar doza pesimizmi situatës së brishtë në të cilën ata ndodhen.

Ende ekzistojnë paragjykime ndaj njerëzve LGBTQ për arsye sociale, kulturore dhe fetare e politike, që përdoret shpesh për të ngjallur antagonizëm dhe antipati ndaj këtij komuniteti, thotë zonja Freedberg.

Në rastin e Shqipërisë, me gjithë përparimet e ndjeshme kryesisht në drejtim të hartimit të legjislacionit, situata nuk është aq rozë. Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” në Uashington DC, atëherë kur pandemia sapo kishte nisur të merrte një kthesë dramatike në të gjithë botën, aktivisti Arbër Kodra thotë se disa çështje kanë mbetur thjesht në letër. Ai thotë se problem i madh vazhdon të jetë droja që kanë anëtarët e këtij komuniteti për t’u deklaruar si të tillë, çfarë bën që shifrat që kanë sot për sot organizatat mbi numrin e tyre, të mos pasqyrojnë realitetin në terren.

Nuk ka numër të saktë dhe nuk ka për arsye sepse shumica e personave janë të padeklaruar për shkak të kostove profesionale e personale që mund të hasësh. Mund të humbasësh vendin e punës nëse ti deklarohesh. Duke qenë se është frika e ekspozimit, frika e daljes hapur, nisin kërcënimet apo mbylljet e dyerve”, thotë Kodra.

Por kjo sipas tij nuk e zbeh faktin se anëtarët e këtij komuniteti mund t’i gjesh kudo.

Ne egzistojmë në të gjitha fushat e jetës, ka artistë, ka në fushën e medias, kemi në fushën e politikës dhe mendoj sikur një nga këta njerëz të dilte dhe jam i sigurt që për momentin kjo nuk mund të ndodhë, për shkak të kostove që ka për ta, do të ishte një fitore shumë e madhe, jo vetëm për ne, por edhe për ata vetë”, thotë aktivisti shqiptar.

Organizatat që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBTI po punojnë për përfaqësimin e tyre në politikë, një çështje për të cilën sic thonë kanë hasur në rezistencë.

Ne për shembull nuk kemi as përfaqësi në këshillat bashkiakë….E dëgjoj nga politika këtë gjë se Shqipëria nuk është ende gati për këtë dhe shumë gjëra. Por Shqipërinë duhet ta bëjmë gati”, shton ai.

Arbër Kodra nuk është thjesht një aktivist, por dhe një anëtar i këtij komuniteti, të cilët i është dashur të ngrihet mbi paragjykimin e frikërat personale, për të thënë hapur atë çka ndjen së është. Dhe të gjitha këto kanë pasur koston e vet.

Kam humbur miq, kam humbur familjarë. Megjithatë kam fituar edhe njerëz të tjerë. Mendoj se më shumë kam fituar sesa kam humbur. Dhe në rallë të parë kam fituar veten time sepse të pranosh veten ashtu siç je është një proces shumë i gjatë. Kam fituar të jem ai që jam, e ta bëj jetën ashtu siç dua, të jem i lirë”, thotë Kodra.

Janë histori të tilla guximi që e bëjnë edhe më të fortë kauzën që mbrojnë aktivistët në fushën e të drejtave të njeriut.

Çdo vend ka një grup të mrekullueshëm, të fuqishëm e të guximshëm njerëzish që punojnë për të drejtat e tyre, jo për më shumë të drejta se kushdo tjetër, por për të fituar të drejtat që gjithësecili duhet të ketë, bazuar tek Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut”, thotë zonja Freedberg.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments