5.5 C
Tetovo
E hënë, 26 Janar, 2026
BallinaLajmeVMRO-VLEN po qeverisin me ndëshkime QYTETARËT: Ligje represive që po shkatërrojnë bizneset...

VMRO-VLEN po qeverisin me ndëshkime QYTETARËT: Ligje represive që po shkatërrojnë bizneset e vogla…EVN si E llogarit 4% në fatura ?(video koment)

www.telegrami.mk

lajmi interaktiv

INVESTIGIM

Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-VLEN po e kthen pushtetin në makineri ndalimesh dhe gjobash, duke e mbushur agjendën qeveritare me ligje ndëshkuese që godasin drejtpërdrejt qytetarët dhe bizneset e vogla. Draft-ligji për produktet e duhanit është vetëm hallka e radhës në zinxhirin e represionit ekonomik.

Nën alibinë e “kujdesit për shëndetin publik”, qeveria po imponon rregulla absurde që nuk e ulin konsumimin e duhanit, por shkatërrojnë mbi 4.000 biznese të vogla – tobako, kioska dhe mini-markete – që mbajnë familje të tëra dhe punësojnë mijëra qytetarë.

Ndalimi i ekspozimit të produkteve, fshehja e tyre në dollapë të errët dhe eliminimi i produkteve të aromatizuara, pa asnjë periudhë tranzitore, është akt i pastër ndëshkimi, jo politikë publike. Këto masa nuk prekin korporatat e mëdha të duhanit, por shitësin e vogël në lagje, të cilin VMRO po e shtyn drejt falimentimit.

Kjo qeveri nuk qeveris – ajo urdhëron.
Nuk reformon – ndalon.
Nuk dialogon – gjobit.

Bizneset paralajmërojnë mbyllje masive, shkurtime të stafit dhe rritje të ekonomisë informale. VMRO, në vend që të mbrojë ekonominë reale, po e asfikson atë me ligje të shkruara në zyrë, larg çdo kontakti me terrenin.

Kjo është fytyra e vërtetë e pushtetit aktual:
autoritar në vendimmarrje, i verbër ndaj pasojave dhe i pamëshirshëm ndaj të vegjëlve.

Nëse ky ligj miratohet në këtë formë, përgjegjësia për mbylljen e mijëra dyqaneve, humbjen e vendeve të punës dhe varfërimin e mëtejshëm të qytetarëve do të ketë një emër të vetëm: VMRO-DPMNE=========

==============================================

Rritja u paralajmërua se nga 1 vjanari 2026 do të arijë deri 4 % ,në ndërkohë qytetarët ankohen se shtesa në faturë del 40-50euro më tepër,dhe nuk e kuptojnë.Rritja e papritur e faturave të energjisë elektrike ka nxitur pakënaqësi të gjerë qytetare, ndërsa institucionet vazhdojnë të fshehen pas formulimeve teknike. Megjithatë, pas këtyre faturave të fryra qëndron një zinxhir i qartë përgjegjësish politike, që nis nga Qeveria dhe përfundon te Enti Rregullator i Energjetikës (ERE).EVN – përfituesi i heshtjes institucionale.

Qeveria: shmangie e përgjegjësisë politike

Qeveria pretendon se nuk ka shtrenjtim të energjisë, por ky është një manipulim politik i realitetit. Në vend që të marrë përgjegjësi për politikat energjetike dhe sociale, ajo ka zgjedhur rrugën më të lehtë: rritje të fshehur të kostos përmes operatorit, pa vendim të hapur qeveritar.

Tërheqja graduale e subvencioneve për energjinë është bërë pa debat publik dhe pa masa mbrojtëse për familjet vulnerabël. Kjo tregon qartë se prioritet i Qeverisë nuk është standardi jetësor i qytetarëve, por stabiliteti buxhetor dhe shmangia e kostos elektorale.Enti Rregullator: institucion i kapur

Enti Rregullator i Energjetikës, i cili duhet të mbrojë interesin publik, ka dështuar në rolin e tij. Vendimet për:

  • ndryshimin e blloqeve tarifore,
  • rritjen e tarifave të rrjetit,
  • dhe metodologjinë e re të përllogaritjes,

janë marrë pa transparencë dhe pa llogaridhënie, duke i hapur rrugë EVN-së të arkëtojë më shumë nga qytetarët…www.telegrami.mk

===============================================

MESUT SHABANI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments