4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO: Propozimin që pushteti mund ta kalojë propoimin fracez në Kuvend është...

VMRO: Propozimin që pushteti mund ta kalojë propoimin fracez në Kuvend është në dëm të interesave maqedonase

Partia opozitare VMROP-DPMNE, vazhdon ta kundërshtoj propozimin francez si mundësi për zhbllokimin e negoaciatave dhe heqjen e vetos bullgare kundër fillimit të negoaciatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian (BE). Nga atje thonë se Kovaçevski dhe Osmani të mos e fshehin protokollin sepse protokolli do të thotë bugarizim i shtetit dhe populli është kundër këtij propozimi.

“Qeveria së pari thotë se do ta publikojë, ndërsa tani për javën e dytë me rradhë nuk e akuzon protokollin. Propozimi që pushteti dëshiron të kalojë nëpër Kuvendi është në dëm të interesave nacionale maqedonase. Me propozimin i jepet të drejtë Bullgarisë dhe e shkruan librat e historisë në Maqedoni dhe e bllokon vendin në rrugën drejtë BE-së, nëse diçka nuk i pëlqen. Qeveria nuk mbanë llogari për interesat maqedonase, ata vetëm dëshirojnë të bëjnë fotografi në Bruksel, dhe ta lënë Maqedoninë me një ton probleme”, thonë nga VMRO.koha.mk

Sipas tyre, pushteti nuk duhet të injoron popullin dhe se propozimi duhet të hidhet poshtë dhe të mos shfrytëzohen deputetet e shumicës për të votuar diçka që është në dëm të Maqedonisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments