7.6 C
Tetovo
E hënë, 30 Shtator, 2024
BallinaLajmeVMRO partia më e pasur në vend, nga tre donatorë në vitin...

VMRO partia më e pasur në vend, nga tre donatorë në vitin 2019, në 2020-ën iu shtuan qindra!

Në vitin2019, në emër të donacioneve, partia më e pasur në vend VMRO-DPMNE në emër të donacioneve ka marrë gjithsej 1.800.000,00 denarë. Ajo që është e çuditshme është se e gjithë kjo shumë donacion është dhuruar nga familja e kryetarit të kësaj partie, Hristijan Mickoski. Mickoski i ka dhuruar partisë 600.000 denarë, 600.000 bashkëshortja e tij Roza Mickoska, 600.000 edhe babai i tij Ivan Mickoski.

Nga tre donacione familjare në vitin 2019, një vit më vonë në 2020, janë shtuar 665 donatorë. Partia opozitare VMRO-DPMNE në llogarinë e saj në emër të donacioneve në vitin 2020 ka mbledhur gjithsej 59.844.661 denarë. Në vitin 2021 si donacion janë mbledhur 25.371.450 denarë nga gjithsej 248 donatorë, ndërsa në vitin 2022 kanë qenë 56 donatorë, përfshirë edhe disa kompani, si dhe kompaninë e pijeve të gazuara “Kozhuvçanka” e cila ka dhuruar 700.000 denarë.

Shtëpi e verdhë

Në prill të vitit 2013 u rrënua ndërtesa e vjetër partiake e partisë qeveritare të atëhershme dhe tani opozitares VMRO-DPMNE, e cila ishte e njohur si “shtëpia e verdhë” ndër banorët e Shkupit, dhe në vend të saj u ndërtua një pallat i madh i bardhë, i cili sot është një nga ndërtesat më luksoze në qytet.
Këtu filloi epoka e re e “aristokracisë” së VMRO DPMNE-së. Nga një parti e sponsorizuar nga anëtarësia dhe me buxhet të ulët, u shndërrua në një parti në të cilën oligarkë të ndryshëm nga vendi hedhin donacione të mëdha.

Shtëpia e verdhë, e cila për shumë vite ishte selia e VMRO-DPMNE-së, u shndërrua në një ndërtesë madhështore gjashtëkatëshe, e ndërtuar në të ashtuquajturin stil barok, me ballkone, fenerë, të ndezur nga të gjitha anët. Sheshi “VMRO” ka një sipërfaqe prej 681 metrash katrorë. Vlera e “Pallatit të Bardhë”.

Media dhe VMRO-DPMNE

Shtëpia mediatike Media Print Macedonia (MPM), pronare e gazetave Dnevnik, Vest, Utrinski Vesnik dhe revistës Tea Moderna dhe Makedonski Sport, ishte donatori më i madh në fushatën zgjedhore të VMRO-DPMNE-së në pushtet në zgjedhjet lokale të vitit 2013, me 252 843 euro. Sipas raportit të Entit Shtetëror të Revizionit, koalicioni VMRO-DPMNE ka shpenzuar 1.581.201 euro për reklama në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të vitit 2013, para të cilat më së shumti janë siguruar nga donacionet e gjithsej 37 mediave. Donatorët më të mëdhenj, përveç MPM-së, ishin TV Sitel me 161,364 euro, Kanal 5 me 145,506 euro dhe Alfa TV me 76,840 euro. Më 9 dhe 10 shkurt 2017, PSP e atëhershme në Ohër thirri në pyetje rreth 180 donatorë të VMRO-DPMNE-së në lidhje me financimin e një fushate zgjedhore.

Vilat në Vodno

Në periudhën nga qershori i vitit 2006 deri në tetor 2012, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, si kryetar i partisë VMRO-DPMNE, në vend që t’i paraqes si donacione të marra në VMRO-DPMNE, ka marrë për vete 1.3 milionë euro dhe më pas i ka lëshuar në qarkullim.

Në mesin e vitit 2012, Gruevski zbuloi se qytetarët po shesin 11 mijë metra katrorë tokë në Vodno, dhe ai kërkoi nga kushëriri i tij Mijallkov që ta ndihmonte për ta blerë atë, por për të fshehur se ai ishte pronari i vërtetë. Në vitin 2015 në rrjet u bashkua edhe Orce Kamçev oligarku maqedonas i cili tanimë është në listën e zezë të SHBA-ve.(Indeks.mk)

SHBA-ve.(Indeks.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments