7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO në vend që të merret me politikë progresive, jep akoma deklarata...

VMRO në vend që të merret me politikë progresive, jep akoma deklarata nacionaliste… – Indeks

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i ftuar në emisionin “Studio 10” në Tv 24 tha se politika e VMRO-së është për keqardhje sepse në vend që të merret me çështje shtetërore progresive merret me politikë nacionaliste, me idenë e një qeveria pa shqiptarë dhe me BDI-në në opozitë.

“Është për keqardhje që qëndrimi i vetëm dhe ideali i vetëm i një partie si VMRO-DPMNE të jetë BDI në opozitë dhe shqiptarët në opozitë. Pra, nuk merren me probleme aktuale, me politika progresive por dëgjojmë një kakofoni të bezdisshmë, korrupsion, patriotizëm etj etj… Kërkesave të VMRO-së ju japim përgjigjë vetëm më një proces “Veting-un”, por ja, hajde dhe ta bëjmë…”, u shpreh Grubi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments