VMRO-DPMNE akuzon për gjyqësor dhe prokurori të korruptuar dhe thekson se këmbëngulja e LSDM-së dhe BDI-së për mbrojtjen e tyre, është me qëllim mbrojtjen e krimit 167 milion eurosh që lidhet me mazutin.
Nga VMRO-DPMNE thonë se këta persona që kanë bërë tregti me mazutin kancerogjen dhe kanë helmuar popullin, po lirohen vetëm me masa simbolike, vendim të cilin e cilësojnë si të padrejtë.
“Kush mbrohet me këtë vendim? Në rrjetin e njëjtë janë partnerët e biznesit të nipit të Ali Ahmetit, njerëz nga eshalonët më të larta të BDI-së dhe LSD-së. Derisa qytetarët ngulfaten në ajrin e ndotur, elitat kriminale të këtyre partive, pasurohen nga tregtia me substanca të rrezikshme”- thuhet mes tjerash në reagimin me shkrim të VMRO-DPMNE-së.