5.6 C
Tetovo
E premte, 14 Nëntor, 2025
BallinaLajmeVMRO e kërkon kryetarin e Këshillit dhe Sekretarin e Komunës së Strugës

VMRO e kërkon kryetarin e Këshillit dhe Sekretarin e Komunës së Strugës

Koalicioni midis VMRO-DPMNE dhe VLEN në Strugë nuk arriti të bie dakord për kryesimin e këshillit të qytetit. Megjithëse u vu në rendin e ditës, VMRO dhe VLEN marrëveshjen e vetme që e arritën ishte heqja e pikës nga rendi i ditës, megjithëse koalicioni AKI paraqiti propozimin e tij për kryesues, raporton Alsat-M.

Pas kësaj, tetë këshilltarët e tyre u larguan nga seanca. Nga AKI thanë se tërheqja e pikës së rendit të ditës është bërë në kundërshtim me rregullat e procedurës dhe statutin e Komunës së Strugës.

Një nga kërkesat e VMRO-së ishte drejtimi i Këshillit, si dhe sekretari i Komunës së Strugës.

“Ne nuk po negociojmë me askënd. Këshilli është organ i veçantë i komunës. Kur të krijohen kushtet për një shumicë dhe për zgjedhjen e një kryetari, do të realizohet. Cila është kërkesa e VMRO-së këtu, a është kërkesa që një kryetar të jetë nga radhët tuaj? Këto çështje diskutohen në një nivel më të lartë në parti dhe kjo do të njoftohet kur të vendoset dhe kur do të arrihet një marrëveshje përfundimtare”, tha Mite Stevoski, këshilltar VMRO-DPMNE.

Ndryshe, AKI në Strugë ka 8 këshilltarë, VMRO-DPMNE 6, VLEN 4, LSDM dhe LEVICA nga 1, ndërsa Lista e Ramiz Merkos ka 3 këshilltarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments