VMRO-DPMNE edhe sot ka ripërsëritur qëndrimin e saj për zgjedhje të parakohshme parlamentare në vjeshtë, si zgjedhje e vetme, sipas tyre, edhe për LSDM-në.“LSD-ja e solli Maqedoninë në qorrsokak, të gjitha politikat e tyre u bazuan në amendamentet kushtetuese, të cilat i shpallin për një vit dhe nuk inkurajohen t’i vendosin në Kuvend
Ata po ikin se e dinë që jo vetëm nuk kanë 80 deputetë, por as deputetë nga radhët e tyre nuk do t’i mbështesin. Qeveria po e zvarrit procesin që të fitojë kohë, që të mos ketë një rebelim tjetër elektoral në radhët e saj. Ata jo vetëm që nuk hapën perspektivë evropiane, por e bllokuan Maqedoninë me politikat e tyre të nënshtrimit”, thuhet në reagimin e VMRO-së.
Nga partia e Mickoskit, shtojnë se LSDM-ja nuk ka absolutisht aspak legjitimitet dhe se e vetmja rrugëdalje nga kriza në të cilën, sipas tyre, LSDM e ka zhytur vendin, janë zgjedhjet e shpejta të parakohshme parlamentare në vjeshtë.