“Zaevi dhe Filipçe ishin dorë për dore kur Maqedonia u trondit nga skandalet dhe tragjeditë më të rënda korruptive. Nga tenderi i përgjakshëm, përmes krimit të Onkologjisë, tenderi i sterilizimit, zjarri në spitalin modular, prokurimi i vaksinave, numri rekord i viktimave të Covid-it e dhjetëra të tjerë. “Filipce është zgjatim i Zaevit, vëllezërve në krim dhe korrupsion, së bashku kanë bërë tenderë hije në shëndetësi, ndërsa njerëz kanë vuajtur dhe kanë vdekur”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.
Nga aty theksojnë se çifti nuk ka turp të jetë sërish në politikë dhe shtojnë se i shtyn dëshira për para dhe dëshira për të amnistuar përmes politikës.
“Në asnjë vend europian, personazhe si ky nuk do të nuhasin as politikë pas një mandati të tillë, aq më pak të udhëheqin një parti. Por ky çift Zaev-Filipce nuk ka as turp e as mbulesë. Ata janë të shtyrë nga dëshira për para dhe dëshira për të amnistuar përmes politikës.Partnerët në biznes, dhe marrëveshja e fundit ishte hyrja e pronësisë së plotë mbi SDS. Ata e kthyen partinë në një kompani private, e cila është kulmi i aktivitetit të tyre korruptiv.
Nëse mendojnë se SDS do t’u shërbejë për të bërë pazare me drejtësinë, e kanë gabim. Fakti që e morën partinë peng dhe e mbajtën rob është punë e anëtarëve të SDS-së, por askush tjetër nuk do të lejojë që një grup kriminal të shantazhojë shtetin dhe proceset e tij politike.Me këtë ritëm SDS është shumë afër që në zgjedhjet e ardhshme të jetë parti jashtëparlamentare”, thonë nga VMRO-DPMNE