7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE vazhdon me publikimin e emrave në“Pronat sekrete” (video )

VMRO-DPMNE vazhdon me publikimin e emrave në“Pronat sekrete” (video )

VMRO-DPMNE-ja vazhdon të akuzojë Qeverinë dhe Komisionin Antikorrupsion se me veprimet e deritashme po I ikin përgjegjësisë për aferën “Pronat seкrete”. Sipas opozitës maqedonase kjo aferë që implikon 123 emra, përfshinë funksionarë të emëruar nga Qeveria e që kanë lidhje me LSDM-në.VMRO-DPMNE-ja ka publikuar dhe gjashtë nga gjithsejt 123 funksionarë, për të cilët pretendon se kanë prona të fshehura. Ana Marija Paviq – anëtare e Këshillit Drejtues të Qendrës për azilkërkues, Sasha Maksimovski dhe Tedi Coneski nga Fondi për Inovacione, Gajur Rushiti – Drejtor I Inspektoratit për Transport, Tashko Dojçinov – Prokuror Shtetëror për rajonin e Gjevgjelisë dhe Vasko Stefanov – Drejtor i Postës, janë emrat që sot janë publikuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe që sipas tyre nuk kanë dorëzuar lista anketuese.

Presim që Kovaçevski, në vend që t`i mbrojë, të kërkojë njoftim nga Komisioni Antikorrupsion për të gjithë funksionarët që nuk kanë dorëzuar lista anketuese ku vetëm në këtë mënyrë do të dëshmohet se edhe ai është pjesë e procesit të fshehjes së pronës, e ndoshta edhe ai fsheh pronë si pjesë e një afere tjetër” – deklaroi Brane Petruhevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE-ja pret nga Kryeministri Kovaçevski që t`i shkarkojë funksionarët, sic thonë, që kanë pranuar fajin se nuk kanë respektuar ligjet. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments