4.9 C
Tetovo
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: U zbulua dhe u thye skenari i dhunës dhe tensioneve ndëretnike...

VMRO-DPMNE: U zbulua dhe u thye skenari i dhunës dhe tensioneve ndëretnike të BDI-së dhe SDS-së

Skenari i dhunës dhe tensioneve ndëretnike të BDI-së dhe SDS-së është zbuluar i thyer dhe i mundur, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Qëllimi i SDS-së dhe BDI-së është mbrojtja e interesave të tyre personale, dhe tentativat për përçarje janë vetëm instrument për të arritur qëllimet e tyre politike, në vend që të jenë opozitë konstruktive dhe të punojnë për mirëqenien e qytetarëve.

SDS dhe BDI po mundohen të krijojnë një atmosferë jostabiliteti për të mos zbuluar aferat e tyre kriminale.

Lëvizjet e SDS dhe BDI përfshijnë manipulimin e simbolikës së flamurit maqedonas, SDS dhe BDI po përpiqen dëshpërimisht të defokusohen nga veprimet e tyre të diskutueshme në frikën dhe agoninë e përballjes me drejtësinë.

Të gjitha përpjekjet e SDS-së dhe BDI-së për të krijuar mosmarrëveshje nuk do të tolerohen dhe të gjithë ata që tentojnë të kërcënojnë stabilitetin e shoqërisë maqedonase do të përballen me pasojat e duhura ligjore dhe përgjigjen e duhur nga institucionet.

VMRO-DPMNE apelon qytetarët që të mos dorëzohen para skenarëve dhe manovrave të tilla të zeza të SDS-së dhe BDI-së, të cilat kanë për qëllim defokusimin dhe krijimin e krizave artificiale.

Populli i njeh qartë motivet politike të SDS-së dhe BDI-së dhe çdo tentativë për destabilizim do të parandalohet dhe institucionet do të përgjigjen në përputhje me rrethanat”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments