9.2 C
Tetovo
E premte, 10 Janar, 2025
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Tradhtari Kovaçevski të mos gënjejë, Këshilli i Europës ka nisur negociatat...

VMRO-DPMNE: Tradhtari Kovaçevski të mos gënjejë, Këshilli i Europës ka nisur negociatat me Shqipërinë,ndërsa me Maqedoninë ka filluar faza e hapjes së negociatave.

burimi i lajmit

https://kanal5.com.mk/vmro-dpmne-predavnikot-kovachevski-da-ne-lazhe-evropskiot-s-gi-otpochna-pregovorite-so-albanija/a539368

Të mos gënjejë tradhtari Kovaçevski, Këshilli Evropian ka nisur negociatat me Shqipërinë, kurse me Maqedoninë ka filluar faza e hapjes së negociatave.

Në faqen zyrtare të Këshillit Europian, në rubrikën e njoftimeve nga Këshilli, në dy njoftime të veçanta për konferencat ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë me BE-në, mund të shihni se kush po fillon negociatat dhe kush do të presë.

Shqipëria po fillon negociatat, dhe Maqedonia është ende në dhomën e pritjes.

Që Maqedonia t’i fillojë negociatat duhet të bullgarizohet dhe për këtë është faji i drejtpërdrejtë i Kovaçevskit.

Tradhtari Kovaçevski shkeli përgjithmonë qëndrimet negociuese maqedonase dhe vijat tona të kuqe.

VMRO-DPMNE nuk do të lejojë ndryshime të Kushtetutës. Deputetët e partisë nuk do të votojnë ndryshimin e Kushtetutës.

Maqedonia duhet të negociojë me BE-në në kushte që vlejnë për të gjithë.

Qendra për Komunikim e VMRO-DPMNE-së

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments