2.7 C
Tetovo
E premte, 15 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Të shkarkohet Pajazit Pajaziti, gjyqtari i afërt me BDI-në dhe LSD-në...

VMRO-DPMNE: Të shkarkohet Pajazit Pajaziti, gjyqtari i afërt me BDI-në dhe LSD-në që e liroi Blerim Ramadanin

Nga VMRO-DPMNE kërkojnë shkarkimin e gjyqtarit Pajazit Pajaziti, përcjell TV21. Nga partia në pushtet thonë se ai është i afërt me BDI-në dhe LSD-në, dhe se ai i mundësoi arratisjen ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani.“Pajazit Pajaziti, gjykatës i afërt me BDI-në dhe LSD-në, e lëshoi Blerim Ramadanin në arrest shtëpie, me qëllim që të arratisej lehtësisht. Pajazit Pajaziti është i njëjti gjyqtar që vendosi edhe për hyrjen në Kullën e Fluturimeve në Aeroport, edhe për dënimin me kusht të Ixhet Memetit në rastin e ryshfetit. Sa herë që ka interes LSD dhe BDI, këtu është Pajazit Pajaziti. Kërkojmë që institucionet të hapin menjëherë procedurat dhe Pajazit Pajaziti të shkarkohet nga pozita e gjyqtarit”, pohoi Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments