Teksti integral nga komunikata e VMRO-DPMNE-së:
SDS në vend që të fajësojë dhe kritikojë, duhet të shikojë në pasqyrë dhe të mendojë nëse politikat që kanë udhëhequr gjatë 7 viteve të fundit kanë dhënë fryte?
Përgjigja është JO.
Suksesi më i madh i koalicionit kriminal SDS-BDI në rrugën drejt anëtarësimit në BE është marrja e një selfie në aeroplan. Përveç distancimit nga BE-ja dhe politikave destruktive në kurrizin e qytetarëve, nuk bënë asgjë tjetër.
VMRO-DPMNE nuk do të tregtojë me identitetin dhe imazhin e qytetarëve të Maqedonisë. Qytetarët na mbështetën në zgjedhje dhe ne do të punojmë në interes të tyre për të nisur negociatat me BE-në.