1.8 C
Tetovo
E shtunë, 11 Janar, 2025
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Si u bë djali i Zaevit manjati më i ri energjetik...

VMRO-DPMNE: Si u bë djali i Zaevit manjati më i ri energjetik në moshën 18 vjeçare ,ndërsa moshatarët e tij nuk mund të mbledhin para për universitet?

Si u bë djali i Zaevit manjati më i ri i energjisë në moshën 18 vjeçare?! Dhe fëmijët e moshës së tij nuk mund të mbledhin para për fakultet, pyesin VMRO-DPMNE.

Çfarë eksperience dhe njohurish ka djali i Zaevit me 18 vitet e tij për të shitur rrymën që është një biznes miliona dollarësh, nëse nuk është një ekran pas të cilit qëndron personalisht Zaev. A po e hedh Zaev në zjarr djalin e vet, duke themeluar një kompani për një aktivitet që kërkon njohuri specifike dhe a do ta drejtojë realisht biznesin nga prapavija? Pse Zaev fshihet pas djalit të tij? Cilat janë arsyet e frikës së Zaevit dhe a dëshiron t’i pastrojë paratë e tenderëve të turbullt përmes fëmijëve? Cilat kompani do të shfaqen si klientë të kompanisë së djalit të Zaevit dhe a do të detyrohen të bashkëpunojnë? A do të jenë klientët që do të ketë kompania e djalit të Zaevit kompani që kanë marrë beneficione nga qeveria, pyesin VMRO DPMNE.

I bëjmë thirrje KSHPK-së që të monitorojë nga afër rastin e kompanisë së djalit të Zaevit, që mund të jetë mbulesë për vetë Zoran Zaev, njeriu që donte ta ndërronte vajzën e tij për një ishull, tani mund të fshihet pas djalit të tij, shtuan ata.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments