4.4 C
Tetovo
E enjte, 5 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Pushteti vjedhë rrymë për prodhimin e kriptovalutave

VMRO-DPMNE: Pushteti vjedhë rrymë për prodhimin e kriptovalutave

Në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së, është gjendur edhe skandali më i fundit që ndodhi në drejtorinë e Hekurudhave, ku 2 persona u arrestuan përshkak se u kapën duke punuar me kriptovaluta, dhe atë në zyrat e drejtorisë.

Siç shprehen nga partia opozitare maqedonase, Qeveria e Zoran Zaev nuk di asgjë tjetër përpos të vjedhë, ose të meret me korrupsion dhe krim.

“Tani pushteti vjedhë rrymë për kriptovaluta. Pushteti vjedhë rrymë, i bën milionat, ndërsa popullata paguan miliona që të ketë çfarë të vjedhë pushteti. Disa herë kanë blerë rrymë të shtrenjtë. Tani është lidhur marrëveshje e re për blerjen e rrymës për 10 ditë në vlerë prej mbi 12 milion euro.

Më parë 11 milion euro u harxhuan për rrymë, ndërsa 15 milion të cilat i paguam ndaj rrjetit evropian energjetik. Prej këtu arrihet te një shumë prej mbi 38 milion euro”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

Për këtë, VMRO-DPMNE akuzon se nuk ka mjaftueshëm rrymë për qytetarët sepse nuk ka menaxhment të aftë për ta menaxhuar situatën, si dhe vidhet rrymë për prodhimin e bitcoinëve.

“Pushteti është i orientuar vetëm për vjedhje, ndërsa qytetarët mezi mbijetojnë. Dalja nga kjo situatë është vetëm të ketë zgjedhje të parakohshme”, thonë nga VMRO-DPMNE

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments