VMRO-DPMNE refuzon me ashpërsi akuzat e pabaza dhe taktikat frikësuese të përdorura nga BDI. Populli maqedonas është shprehur përmes proceseve demokratike, dhe përpjekjet për të cenuar vullnetin e tij janë të papranueshme, thuhet në reagimin me shkrim të VMRO-DPMNE-së ndaj, siç shkruajnë, informacioneve të BDI-së për destabilitet të mundshëm nëse kjo parti nuk mbetet në pushtet.
- Përpjekjet e BDI-së për t’u paraqitur si mbrojtës të të drejtave të shqiptarëve nuk janë gjë tjetër veçse një fasadë për t’u kapur pas qeverisë me çdo kusht. Përvoja e tyre flet shumë për qëllimet e tyre të vërteta. VMRO-DPMNE, së bashku me koalicionin e shqiptarëve të Maqedonisë “Vredi”, qëndron për drejtësi, transparencë dhe përfaqësim real për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Ne nuk do të prekemi nga taktika apo kërcënime përçarëse. Fokusi ynë është ruajtja e sundimit të ligjit, promovimi i unitetit dhe avancimi i interesave të të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia etnike. I bëjmë thirrje BDI-së që të angazhohet në mënyrë konstruktive në proceset demokratike në vend që të përdorë frikën dhe taktikat e manipulimit. E ardhmja e Maqedonisë është në unitet, jo në ndarje, thuhet në reagim.