5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Pendarovski është thashethemexhiu më i madh politik

VMRO-DPMNE: Pendarovski është thashethemexhiu më i madh politik

VMRO-DPMNE-ja kërkon nga Presidenti Stevo Pendarovski të tregojë kush ka kërkuar nga ai që të falë dënimin me burg të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, ose ai të pranojë se ka gënjyer opinionin. Partia e Mickoskit thotë se këto janë gënjeshtra të Presidentit i cili, sipas tyre, ka vetëm fjalë boshe.

“Nga kjo udhëheqësi e VMRO-DPMNE-së, askush nuk ka kërkuar asgjë nga Stevo Pendarovski, përfshirë edhe këtë për të cilën më pyesni. Për fat të keq, do të jem më direkt dhe i pafytyrë por ai nuk meriton asgjë më shumë, Stevo Pendarovski u shndërrua në thashethemexhi më të madhe në skenën politike maqedonase, gjë që tërësisht e dëmton pozitën e Presidentit të shtetit. Disa herë në ditë takohet me agjentë të Agjencisë së zbulimit e cila për fat të keq është në kompetenca të tij, flasin dhe përflasin se kush me kë takohet, pinë kafe, jeton, ka ose nuk ka probleme bashkëshortore”, tha Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Reagimet e para për këtë çështje i nxiti vetë presidenti Pendarovski gjatë një intervistë për “Trilling” në të cilën tha se në biseda joformale, dikush e kishte konsultuar për faljen e mundshme të Gruevskit që para 7-8 muajsh. Pas reagimeve, nga Kabineti i Presidentit ishin sqaruar se personi ose personat në fjalë ishin nga radhët e opozitës. Tani nga kreu i shtetit nuk ka sqarime të tjera për identitetin e këtij ose këtyre personave.

“Ata propozime, përmes ndërmjetësuesve deri te Presidenti Pendarovski i ka dërguar strukturat politike dhe të sigurisë të cilat janë të afërta me opozitën aktuale, por edhe politikanë të mëhershëm”, thonë nga Kabineti i Presidentit.

Partitë opozitare shqiptare vazhdimisht theksojnë se pas ndryshimeve të fundit që u bënë në Kodin Penal qëndron skenari për amnisti dhe kthimin e Gruevskit nga Budapesti si njeri i lirë për t’i dhënë mbështetje amendamenteve kushtetuese. Këtë e kanë mohuar edhe nga pushteti, edhe nga VMRO-ja. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments