Pakoja e nëntë anti-krizë e Qeverisë, nuk është asgjë tjetër përveç se mitmarrje parazgjedhore e dyshes Kovaçevski – Ahmeti, që vjen vetëm disa muaj para zgjedhjeve presidentciale dhe parlamentare, akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja.
Sipas opozitës, me këtë pako të masave Qeveria zyrtarisht pranon se në vend po mberëtron varfëria ekstreme.
“Kjo mitmarrje që qeveria e quan ndihmë prej 500 dhe 1.000 denarë nuk vlen asgjë kur inflacioni është dyshifror, kur të gjithë prodhimet e konsumit janë rritur ndjeshëm, kur ushqimi është shtrenjtuar për 200%. Në vendin ku deri në fund të vitit do të ketë rreth 600.000 njerëz që jetojnë në varfëri, me vetëm 60 denarë në ditë, kemi mesazh për qytetarët – merrni paratë që u ofrohen dhe mirë e dini se çfarë duhet të bëni në ditën e zgjedhjeve”, tha Ivica Tomovski.
Për LSDM-në, pakoja e re e masave anti-krizë, përmban 26 masa për siguri sociale, sic thuhet, për tejkalimin e vështirësive në kushte të harxhimeve në rritje jetësore dhe efekteve nga kriza energjetike.
“Mbi 105.000 nxënës nga arsimi fillor dhe i mesëm, në gjashtë muajte e ardhshëm do të marrin nga 1.200 denarë. Studentët që nuk studiojnë në vendlindje, shtatë muaj do të marrin vauçerë për transport nga 600 deri 1.200 denarë. Pensionistët me pensione deri 14.000 denarë do të kenë nga 3.000 denarë në llogaritë e tyre. Bujqit do të kenë pagesa të parakohshme të subvencioneve”, thonë nga LSDM.
Në pakon e nëntë anti-krizë përfshihen 26 masa të dedikuara për kategoritë e cënueshme të qytetarëve, që do të mbështeten me 662 milionë euro. Masat nisin nga e premtja më 1 dhjetor.
Paratë janë siguruar nga Buxheti, i tashmi dhe i ardhshmi, kurse për këtë qëllim nhuk harxhohen kredi, por mjete nga obliguesit tatimor./KlanMacedonia