18.7 C
Tetovo
E diel, 29 Shtator, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE ofertë deputetëve turq: Ejani në qeveri, ua japim një zëvendësministër

VMRO-DPMNE ofertë deputetëve turq: Ejani në qeveri, ua japim një zëvendësministër

Përpos përplasjeve te mes partive dhe koalicioneve më të mëdha në Kuvend gjatë debatit për Qeverinë e re, ankesa kishte edhe nga deputetët turq. Bejxhan Iljas nga Fronti Europian, thotë se edhe më tej nuk po mbështetet kërkesa e tyre për një njësi zgjedhore. E për këtë, ata detyrohen që gjithnjë në zgjedhje të marrin pjesë në koalicion.

“Edhe në Qeverinë e re nuk do të ketë përfaqësues të turqve edhe pse në koalicionin e shumicës së re ka parti turke. Në kohën kur qartë dhe me sinqeritet nuk mbështetet kërkesa për një njësi zgjedhore, ne kushtimisht thënë partitë më të vogla politike, në një mënyrë jemi të detyruar që në zgjedhje të marrim pjesë në koalicion”, u shpreh Bejxhan Iljas-deputet i FE.

E për të përmirësuar pozitën e turqve në vend, VMRO-DPMNE i ofroi deputetit Bejxhan Iljas, por edhe deputetëve tjerë turq, Sali Murat dhe Rexhep Ismail, t’i bashkangjiten shumicës së re parlamentare. Për ta në dispozicion kanë një zv.ministri.

“Ja pra unë kolegë Bejxhan po e marrë hapin e parë, ju ftoj në emër të koalicionit tonë, juve dhe Sali Muratin, ja dhe Rexhep Ismailin dhe të tjerët, të hyni në Qeverinë e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit dhe këtë shumicë parlamentare dhe të gjithë bashkë të mund të punojmë në përmirësimin e gjendjes në shtet. Për momentin mund të ofrojmë një zv.ministri. Urdhëroni hyni në Qeveri dhe bashkë të punojmë në sfidat për të cilat folët tani”, tha Nikolla Micevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments