2 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajmeMaqedoniVMRO-DPMNE nuk do të marrë pjesë në grupet punuese me Bullgarinë dhe...

VMRO-DPMNE nuk do të marrë pjesë në grupet punuese me Bullgarinë dhe e ftoi Bujar Osmanin ti përgjigjet komisionit parlamentar

20.01.2022.

VMRO-DPMNE nuk ka marrë ftesë nga qeveria që të ketë përfaqësues në grupet punuese me Bullgarinë dhe nëse merr ftesë, opozita nuk do të marrë pjesë sepse kjo do të ishte dekorim i qeverisë dhe do t’i jepte legjitimitet gabimit të tyre, tha zëdhënësi i partisë Dimçe Arsovski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në një konferencë për media, ai shtoi se Komisioni Parlamentar i Punëve të Jashtme është vendi ku qeveria duhet të marrë pjesë dhe t’u përgjigjet pyetjeve të tyre.

  • Ne i ftojmë me këmbëngulje të vijnë dhe t’u përgjigjen pyetjeve dhe të kërkojnë përgjigjet e atyre pyetjeve. Ministri Bujar Osmani me këmbëngulje ikën për të dhënë përgjigje dhe nuk merr pjesë në komision. Më parë e njëjta gjë ishte me Nikolla Dimitrovin, ndërsa tani është me Bujar Osmanin. Pra, ja një thirrje publike që Bujar Osmani të marrë pjesë në Komisionin për Punë të Jashtme në Kuvend me iniciativën e bashkëpartiakrit tonë Antonio Milososki dhe t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve të opinionit, qytetarëve, opozitës dhe të gjithë aktorëve të tjerë. në Republikën e Maqedonisë, tha Arsovski.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments