Protesta e dëshpëruar e SDS-së, Venko nuk ka mbështetje nga anëtarësia e tij, e jo nga mësimdhënësit, ai duhet të largohet nga politika, thonë nga VMRO-DPMNE.
“Rreth 20 aktivistë të SDS-së dhe Venko Filipçe, kështu dukej dje protesta e shpallur e famshme para Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës. Venko Filipçe nuk ka përkrahje nga mësimdhënësit, sepse e dinë se është hipokrit. Venko Filipçe deri dje ishte në pushtet dhe mund t’ua rriste pagat, por nuk e bëri. Venko Filipçen si duket e kanë zhgënjyer në SDS nga ata që i kanë thënë të organizojë një protestë, në të cilën ka më pak njerëz se zyrtarë në SDS. Filipçe duhet të largohet nga politika. Nuk ka mbështetje nga askush. Dhe SDS duhet të reformohet fuqishëm”, thonë nga partia dhe shtojnë:
“Për dallim nga SDS, VMRO-DPMNE mendon për kuadrin mësimor. Pagat e mësuesve do të rriten nga marsi. Mësuesit do të marrin paga më të larta në vitin e parë të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së.