Është mirë që Ali Ahmeti e pranon se përpos LSDM-së, arsyeja kryesore e dështimit të shtetit është vetë BDI, lajmi i keq është se BDI së bashku me LSDM-në vazhdojnë ta plaçkitin shtetin, thonë nga VMRO-DPMNE në një deklaratë për opinionin.
Ata theksojnë se BDI-ja nuk duhet ta monopolizojë rolin e saj në mesin e shqiptarëve, sepse nëse shqiptarët do të ishin vërtet të rëndësishëm për BDI-në, nuk do t’i kishin vjedhur me tenderë dhe krim, siç bën LSDM në nivel të gjithë vendit.
-Ahmeti sa herë që dëshiron t’i bëjë ballë faktorit të huaj, menjëherë heq dorë nga Kosova dhe sa herë që duhet të vjedhin e të kenë tenderë në sy flasin publikisht për patriotizëm. Në zyrën e një lideri botëror, në vend të librave, ka një makineri numërimi parash, siç është rasti me Ali Ahmetin. “Është një dëshmi se nuk i interesojnë të drejtat, as nuk kanë ndjenjën e kujdesit për njerëzit, por vetëm tenderat dhe kontratat privatisht”, thonë nga partia.
Në deklaratë shtohet se BDI-ja nuk e ka monopolin e shqiptarëve dhe për këtë duhet të reagojnë Aleanca e Shqiptarëve, BESA, Alternativa dhe të gjitha partitë tjera.
- Kritika ndaj BDI-së nuk është kritikë ndaj shqiptarëve, por kritikë ndaj kriminelëve që keqpërdorin të gjithë qytetarët. Prandaj sot kemi një qeveri të administruar nga Kovaçevski dhe me të vërtetë të udhëhequr nga BDI-ja e Grubit, Bekteshit dhe Osmanit, një qeveri pa rezultate, ku nga agjenda e gjelbër e njohin vetëm ngjyrën e gjelbër të parasë. Edhe maqedonasit edhe shqiptarët me LSDM-në dhe BDI-në po jetojnë gjithnjë e më vështirë, thuhet në deklaratë të VMRO-DPMNE-së.