8.4 C
Tetovo
E hënë, 10 Mars, 2025
BallinaLajmeVMRO-DPMNE mohon akuzat e LSDM-së për marrëveshjen me kompaninë “Gjoka” për menaxhimin...

VMRO-DPMNE mohon akuzat e LSDM-së për marrëveshjen me kompaninë “Gjoka” për menaxhimin e parkingut në Qendrën Klinike

Qeveria nuk mund ta publikojë marrëveshjen për arsyen e thjeshtë se nuk ekziston marrëveshja për parkingun në Qendrën Klinike”, tha VMRO-DPMNE në reagimin ndaj opozitës, e cila kërkon që të publikohet marrëveshja për parkingun në Qendrën Klinike me kompaninë shqiptare “Gjoka”

“LSDM me vetëdije po manipulon publikun në lidhje me parkingun tek Klinika. Edhe pse e di që nuk ka marrëveshje, LSD vazhdon të manipulojë qytetarët. Ajo që LSD di dhe duhet të përgjigjet është:

Sa kushtoi marshi i 8 Marsit të LSDM-së?

Nga kanë ardhur paratë për rreth 60 autobusë që kanë udhëtuar bosh drejt Strumicës?

Paratë që shpenzuan për marsh a janë paratë e vjedhura nga Zaev?

Paratë që shpenzuan për marsh a janë paratë e fotovoltaikëve të Kovaçevskit?

Apo janë paratë nga komisionet për vaksinat e Filipçes kundër Covid-19?

LSDM duhet të kërkojë falje publike për gënjeshtrat dhe manipulimet që po i bën dhe t’u përgjigjet pyetjeve”, thonë nga VMRO-DPMNE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments