4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Me refuzimin e takimit të liderëve, LSDM tregon papjekuri ndaj çështjeve...

VMRO-DPMNE: Me refuzimin e takimit të liderëve, LSDM tregon papjekuri ndaj çështjeve më të rëndësishme në shtet

VMRO-DPMNE konsideron se LSDM me refuzimin të thirret takim liderësh, tregon papjekuri ndaj çështjeve më të rëndësishme në shtet.

Për VMRO-DPMNE-në prioritet nuk janë zgjedhjet, as shëndeti i qytetarëve dhe ekonomia, qëndron në reagimin e partisë pas konferencës së sotme të shtypit të nënkryetarit të LSDM-së, Kosta Petrov i cili tha se tani nuk ka nevojë për takim liderësh as edhe është koha të diskutohet për zgjedhje.

“Apelojmë në sjellje të mençur dhe të pjekur. Asnjë nga VMRO-DPMNE nuk ka përmendur zgjedhje të shpejta, ndërsa LSDM vazhdon rrejshëm t’i interpretojë punët. Nga njëra anë brifojnë datë për zgjedhje, ngritin iniciativa gjysmë të fshehta për konvokim të Kuvendit apo të luftojnë për karrigen e Zaevit, ndërsa nga ana tjetër në opinion thonë se janë të shqetësuar për shëndetin e qytetarëve”, thekson në reagimin e vet, VMRO-DPMNE

Mgid
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments