4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: LSDM të mos kërkojë justifikime, le të rrisë pagat dhe t'i...

VMRO-DPMNE: LSDM të mos kërkojë justifikime, le të rrisë pagat dhe t’i japë mbështetje ekonomisë

“Nëse LSDM-ja vërtet dëshiron ta rrisë pagën minimale, atëherë duhet ta bëjë këtë, dhe ne do t’i mbështesim ashtu siç do ta mbështesim rritjen e pagave në sektorin publik në mënyrë adekuate ndaj peshës së vendeve të punës.

Në të njëjtën kohë, në vend që të vjedhë e të kryejë krime dhe paratë të përfundojnë në xhepat privatë, qeveria duhet të mbështesë ekonominë.

Për shkak se LSDM ka shfaqur interesim për qëndrimin e VMRO-DPMNE-së, LSDM nuk duhet të fshihet pas qëndrimeve personale të individëve, por i bëjmë thirrje që ta ndjekin këtë qëndrim të partisë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Më herët të shtunën, LSDM-ja në pushtet akuzoi VMRO-DPMNE-në se është “kundër punëtorëve, kundër qytetarëve, kundër rritjes së pagës minimale”.

“LSDM në vazhdimësi tregon se është në anën e punëtorëve, në anën e qytetarëve. Për mbi 6.000 denarë e kemi rritur pagën minimale për më pak se pesë vjet. Domethënë nga 9.000 denarë nga koha e VMRO-DPMNE-së në 15.200 denarë.

Me politika të suksesshme ekonomike në mes të krizës kemi rritur edhe pagën mesatare, pensionet dhe ndihmën sociale. Angazhimi i LSDM-së është që paga minimale të vazhdojë të rritet, sepse përmirësimi i standardit jetësor të qytetarëve në kohë krize energjetike është prioriteti ynë.

Një zgjidhje që është në interes të qytetarëve do ta gjejmë përmes dialogut mes Qeverisë, sindikatave dhe punëdhënësve, për të pasur një vlerësim dinjitoz të punës dhe një ekonomi të qëndrueshme. Rritja e re e pagës minimale do të sigurojë një standard më të lartë jetese për punëtorët, por do të ndikojë pozitivisht edhe në rritjen e pagave të tjera.

Për dallim nga LSDM, VMRO-DPMNE është kundër pagës minimale. Trajko Sllaveski, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së dhe kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit është folësi kryesor kundër rritjes së pagës minimale. Në këtë mënyrë VMRO-DPMNE punon drejtpërdrejt kundër punëtorëve, kundër më shumë parave në buxhetet familjare. Kjo parti padyshim që ka problem sa herë që paratë përfundojnë tek qytetarët, e jo në pallatin e tyre të çmuar”, thonë nga LSDM.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments