LSDM nuk duhet të fshihet pas BDI-së, e grabitën shtetin nga qytetarët mesatarë për t’u bërë milionerë, dhe tani po kërkojnë mënyra që të mos mbajnë përgjegjësi, akuzojnë nga VMRO.
Ali Ahmeti mund të jetë i shqetësuar për nipërit që hynë në biznese miliona dollarëshe, pa asnjë qindarkë dhe tani kur duhet të japin një përgjigje, ai bën thirrje për veting ndërkombëtar dhe komploton për të destabilizuar shtetin.
Si Ali Ahmeti, ashtu edhe LSDM nuk kërkuan veting ndërkombëtar kur MEPSO i kishte shlyer një borxh prej 14 milionë eurosh djalit të Musa Xhaferit dhe disa kompanive të tjera të afërta me ta. Nuk ka pasur asnjë kërkesë për veting ndërkombëtar edhe kur vëllai i Filipçes ka hyrë në biznesin e energjisë elektrike me Vice Zaev.
Po vjen koha kur LSDM dhe BDI duhet të tregojnë se si Zaevci dhe Filipce u bënë milionerë, si u futën në bizneset e rrymës, si Artan Grubi i ndoqi nënkontraktorët e rrugëve.
LSDM dhe BDI e dinë se po vjen koha e përgjigjeve, pse kanë ndodhur ndryshimet dhe askush nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë”, thonë nga VMRO.