9.5 C
Tetovo
E enjte, 2 Janar, 2025
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Lotaria ka funksionuar si firmë private e Grubit dhe BDI-së, LSDM...

VMRO-DPMNE: Lotaria ka funksionuar si firmë private e Grubit dhe BDI-së, LSDM ka heshtur


“Lotaria funksiononte si një firmë private e BDI-së, ndërsa LSDM-ja vetëm heshtte për krimin. Me heshtjen dhe fshehjen, LSDM-ja është bashkëpunëtore në krimet e Grubit në Lotarinë,” akuzojnë nga partia qeverisëse VMRO-DPMNE.
Nga partia thonë se “LSDM-ja me Filipçen, tashmë për 20 ditë nuk distancohet nga Grubi dhe mbështet krimin.”

“Udhëheqësia e re nga radhët e treta dhe të katërta të LSDM-së, të cilët janë fëmijët e Zaevit, janë vetëm një zgjatim dhe mbështetës të krimeve të mentorit të tyre. Prandaj në LSDM nuk ka asgjë të re, gjithçka është si më parë. LSDM-ja është tashmë një histori e lexuar dhe qeverisja e saj me BDI-në ka përfunduar,” është qëndrimi i VMRO-DPMNE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments