18.1 C
Tetovo
E diel, 8 Qershor, 2025
BallinaLajmeVMRO-DPMNE kundër akuzave të Taravarit: Ai në Qeveri nuk ka folur asnjëherë...

VMRO-DPMNE kundër akuzave të Taravarit: Ai në Qeveri nuk ka folur asnjëherë për çështjet kyçe të shqiptarëve

Sonte partia do të mbajë një mbledhje të rregullt të Komitetit Ekzekutiv, në të cilën do të diskutohet për akuzat e Taravarit për pengimin e pozitës së shqiptarëve dhe pakënaqësinë e tij që Maqedonia po stagnon në rrugën drejt BE-së, deklaroi në një konferencë për shtyp Valentin Manasievski, anëtar i Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE

Ai theksoi se e mohojnë fuqishëm që deri tani të jetë diskutuar për ndonjë ndërrim ministrish apo resorësh, apo se kush do ta marrë Ministrinë e Shëndetësisë.

„Kjo nuk është e vërtetë. Sa i përket vetë Taravarit, dëshirojmë të theksojmë këtë

Nga pjesëmarrës aktivë në Qeveri mund të mësohet se z. Arben Taravari ka qenë pjesëmarrës aktiv në këto takime. Por, në ato takime, z. Taravari asnjëherë nuk ka diskutuar për Ligjin për gjuhët, as për rregullimin ligjor të balancuesit. Nuk ka folur dhe askush nuk e ka dëgjuar të flasë për integrimet në BE, që janë të bllokuara për shkak të kontestit të trashëguar me Bullgarinë – i krijuar pikërisht nga ata në përqafimin e të cilëve tani po shkon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments