10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE / Kryetarët e LSDM-së dhe BDI-së në 100 ditë kanë rezultat...

VMRO-DPMNE / Kryetarët e LSDM-së dhe BDI-së në 100 ditë kanë rezultat një ZERO të madhe, në vend të projekteve u sollën qytetarëve ngritje të çmimeve .

Si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, qeverisja e BDI-së dhe LSDM-së nuk ka asnjë rezultat, nuk ka projekte dhe asnjë realizim.

Vetëqeverisjet lokale të udhëhequra nga kryetarët e LSDM-së dhe BDI-së në 100 ditët e fundit nuk kanë filluar dhe nuk e kanë realizuar asnjë projekt.

Për shembull, komuna e Strumicës, ndonëse ndryshon kryetar të tretë nga LSDM, nuk e ndryshon zaevizmin. Qyteti i Strumicës është ndër më të ndoturit në Maqedoni, qytetarët paguajnë gazin dyfish më të shtrenjtë dhe nuk ka asnjë gjurmë e zë që nga fillimi i një projekti kapital. Kostadin Kostadinov, në vend të investimeve kapitale të premtuara, kushedi sa herë e hap të njëjtin kopsht të realizuar para mandatit të tij dhe ende nuk mund ta vërë në funksion.

Ngjashëm është edhe në Strugë, ku sherifi vendor i BDI-së, Ramiz Merko, nuk mbetet mbrapa sa i përket paaftësisë së kolegëve të LSDM-së. Kështu Ramiz Merko kaloi 100 ditë të mandatit dhe nuk e nisi, asgjë nga ato që premtoi si prioritet. Nuk ka zgjidhje për deponinë ilegale në Strugë, por fatkeqësisht po shfaqen të reja, nuk është nisur asnjë sistem grumbullimi, nuk është rindërtuar rrjeti i kanalizimit në vendet e pabanuara të Strugës. Nuk ka asnjë nga rrugët e premtuara në Moroishtë, Misleshevë dhe Vranishtë. Këto 100 ditë si në Strumicë ashtu edhe në Strugë është realizuar një ZERO e madhe.

Se gjendja në komunat ku sundon LSDM dhe BDI janë identike me gjendjen në nivel qendror, ku sundon edhe qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, shembulli më i mirë është komuna e Kriva Pallankës. Në këtë komunë mund të mos realizohen projekte, por për këtë po goditen pa mëshirë xhepat e qytetarëve. Kështu që në 100 ditët e para kryetari i LSDM-së Sashko Mitovski vetëm ia doli që të rrisë çmimin e ujit për 100% dhe çmimin e varreve dhe mirëmbajtjen e tyre edhe për 100%.

LSDM dhe BDI janë dëmtuesit më të mëdhenj për standardin e qytetarëve. I shpenzojnë kot paratë e njerëzve, i kanë borxh komunave pa kuptim dhe asgjë, por absolutisht nuk bëjnë asgjë për qytetarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments