Kovaçevski të thotë se cilat janë kërkesat bullgare që i pranon, por për të mos rënë qeveria Petkov i propozon si pjesë e kornizës për anëtarësim në BE? Këtë e pyesin nga VMRO-DPMNE-në opozitare.
- Kovaçevski e pranon bullgarizimin e Maqedonisë, nëse lejon që kërkesat bullgare për mohim të gjuhës dhe të kombit të jenë pjesë e kornizës për anëtarësim në BE. Kiril Petkov në një deklaratë nga Bullgaria tha se do të ishte kundër interesave bullgare nëse Bullgaria insiston në përmbushjen e të gjitha kërkesave të saj para fillimit të negociatave me BE-në, gjegjësisht se kjo do të nënkuptonte rënien e qeverisë së Kovaçevskit dhe se të gjitha ato kërkesa bullgare duhet të të jetë pjesë e kornizës negociuese të Maqedonisë me BE-në. Sidomos tani kur ka një qeveri si ajo e Kovaçevskit që është e gatshme të zbatojë të njëjtat kërkesa. Këtu lind pyetja, cilat janë ato kërkesa bullgare që Petkov e di se nëse Kovaçevski i pranon, qeveria do të bjerë papritur? A prekin ato kërkesa identitetin, gjuhën dhe historinë maqedonase? A nuk dëshiron Kovaçevski, i cili pranon kërkesat maksimaliste bullgare, të kërkojë garanci me shkrim për gjuhën, identitetin dhe historinë maqedonase? Kovaçevski në vend që të ikë nga përgjigjet duhet të thotë se çfarë është gati të pranojë dhe mund ta rrëzojë qeverinë? Thuhet në deklaratën e partisë nga partia opozitare.