VMRO-DPMNE-ja vlerëson se kryeministri Kovaçevski nuk tha asgjë të jashtëzakonshme në fjalimin e tij të “jashtëzakonshëm”. Sipas VMRO-DPMNE-së, kryeministri nuk tregoi se çka ka ndërmarrë Qeveria lidhur me mbrojtjen e qytetarëve nga krizat që pasojnë, shkruan Alsat.
“Kovaçevski duhet të shpjegojë se çka do të ndërmarrë Qeveria për rritjen e emergjencave të cilat drejtpërdrejtë do të godasin standardin e qytetarëve dhe ekonominë. Për një vit e gjysmë energjia është shtrenjtuar për 30%, karburantet po ashtu janë shtrenjtuar në mënyrë drastike, rritja e inflacionit nga fillimi i vitit është bërë për 6,7% gjë e cila e han standardin dhe pagat e qytetarëve”, reagon opozita maqedonase.