2.3 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO – DPMNE kërkon që Maqedonia të bëhet “shtet i kombit maqedonas”

VMRO – DPMNE kërkon që Maqedonia të bëhet “shtet i kombit maqedonas”

VMRO – DPMNE-ja propozon që Maqedonia e Veriut të kalojë nga shtet multietnik në shtet unitar. Zëdhënësja e partisë, Marija Miteva, deklaroi se, VMRO-DPMNE i sheh si zgjidhje të mirë tezat e LSDM-së dhe BDI-së se mund të bëhen ndryshime kushtetuese, sipas shembullit në Kroaci, duke shtuar se, për VMRO – DPMNE-në, kjo do të ishte e zbatueshme dhe e pranueshme. Me këtë model Maqedonia do të jetë shtet i një kombi dhe pakicave të tij.

“I bëjmë ofertë pushtetit që gjatë ndryshimit të Kushtetutës sonë, të zbatojmë modelin kroat në tërësi sa i përket preambulës. Me atë, Maqedonia do ta ndryshojë karakterin multietnik në unitar dhe me këtë Maqedonia do të jetë shtet i popullit maqedonas dhe shtet të cilit i përkasin pakicat nacionale, të cilat jetojnë këtu”, deklaroi Marija Miteva nga VMR-DPMNE.

Nga VMRO u shprehën se, këtë model në këtë formë do ta mbështesnin menjëherë pa asnjë kushtëzim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments