“Filipçe, Zaev dhe Kovaçevski me vetëdije e zhytën Maqedoninë në një skenar të zi, për të mbetur vetëm në Ballkan dhe e paintegruar” – në këtë mënyrë është shprehur, zëdhënësja e VMRO-DPMNE, Marija Miteva nga ku ka shtuar duke thënë se Osmanit, Mariçiqit, Zaevit, Kovaçevskit dhe Filipçes duhet të i’u vijë turp për atë që i bënë vendit.
Ajo tutje theksoi se kjo është punë e një procesi më të gjatë dhe një strategjie më gjithëpërfshirëse për interesin e së cilës kanë punuar të gjithë ata që nuk e mendojnë mirë shtetin, sidomos siç theksoi ajo faktori i brendshëm i shantazhuar dhe i kapur në korrupsion.
Marija Miteva, zëdhënësje e VMRO-DPMNE
“Zaev dhe Filipçe fillimisht gënjyen se Maqedonia i ka nisur negociatat. Të gjithë e mbajnë mend imazhin e Zaevit nga avioni qeveritar, i cili u manipulua dhe krijoi një iluzion, për të parë pas disa orësh se nuk kemi as datë, as fillim të negociatave. Gjatë gjithë kësaj periudhe Maqedonia po zhytej në krim dhe korrupsion. Nga një situatë ku ishim përpara Shqipërisë, nuk na arriti dhe u vendosëm në të njëjtin kosh. Qëllimi i Zaevit, Osmanit, Filipçes u realizua”.
Ndërkaq, Miteva vazhdon duke thënë që synimi LSDM-së dhe BDI-së nuk ka mbaruar me kaq, pasi që sipas saj synimi i tyre i radhës ishte që Shqipëria të ndahet nga ne dhe të ecë përpara, ndërsa vendi të mbetet e mbërthyer. Që në të njëjtën kohë, siç thotë ajo, të ndërtojnë krimin dhe korrupsionin në vend të vlerave europiane, por që politikat e tyre të gabuara ndikuan që kjo të ndodhte, dhe të bëhej realitet.
Miteva akuzon LSDM-në dhe BDI-në duke e cekur se për 7 vjet e kanë zhytur shtetin në korrupsion dhe krim, por megjithatë ajo shtoi duke thënë se përkundër të gjitha pengesave VMRO-DPMNE beson dhe do të punojë ekskluzivisht në vlerat e vërteta dhe në interes të qytetarëve për transformimin e plotë të vendit.