-3 C
Tetovo
E diel, 12 Janar, 2025
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Inflacioni është më i larti që nga viti 1995, është koha...

VMRO-DPMNE: Inflacioni është më i larti që nga viti 1995, është koha për zgjedhje

“Njoftimi i normës së inflacionit prej 10.5% në bazë vjetore, konfirmoi frikën se inflacioni është jashtë kontrollit dhe reagimi i vonuar i politikëbërësve ekonomikë, vigjilenca e pamjaftueshme e kësaj qeverie se është koha për t’u përballur me krizën energjetike dhe Rritja e çmimeve i ka sjellë Maqedonisë inflacion që nuk e kemi pasur që nga viti 1995. Është koha për zgjedhje”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Në deklaratën e partisë thuhet se të gjithë e ndjejnë inflacionin dhe se ai ha standardin e jetesës së njerëzve.

“Dështimi i kësaj qeverie për t’u përballur me inflacionin, shihet në faktin se askush nuk e kujton inflacionin e ngjashëm të vitit 2008. Pastaj, rritja reale e pagave, reformat tatimore që rritën të ardhurat e disponueshme të popullatës dhe kompanive, zvogëlimi i kontributeve dhe shumë politika të tjera të suksesshme të Qeverisë së VMRO-DPMNE-së arritën të ruajnë standardin jetësor të qytetarëve dhe të mos ndjejnë inflacion. “Tani kemi një politikë të përgjithshme makroekonomike katastrofike dhe është koha për zgjedhje”, thuhet në deklaratë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments