“Aleanca e Shqiptarëve e Arben Taravarit duhet të mësojë se kur kritikojnë dhe shpikin pa bazë, ndërsa i vënë në gojë Kryeministrit Mickoski fjalë që nuk janë thënë prej tij, do të marrin një përgjigje argumentuese dhe të bazuar”, reagoi VMRO-DPMNE ndaj deklaratës së Aleancës për Shqiptarët.
“Dhe e vërteta pse ata u larguan nga Qeveria nuk fshihet në shqetësimin e Taravarit për shqiptarët dhe as në luftën për ndonjë përmirësim të të drejtave të tyre.
E vërteta është shumë e thjeshtë dhe e dhimbshme.
Anëtarët dhe ata që janë të interesuar për të vërtetën duhet t’i kërkojnë përgjigjet në një investim të Taravarit të quajtur Gjoka. Çfarë detyrimesh mori ai dhe çfarë kushtesh pranoi. Ky nuk është problemi ynë. I lëmë ata ta zgjidhin vetë”, shtoi VMRO-DPMNE në reagimin e saj.