Pasi LSDM dje përgatiti dhe shpërndau gjithandej qytetit disa tablo me “Jopunëtorët dhe kujdestari”, e ku ishin vendosur fotografi të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, në rrjetet sociale nga mbrëmë filloi të shpërndahet edhe një kundër-tablo

Në kundër përgjigjen nga VMRO, në tablon për LSDM-në shkruhet “Akademia shtetërore kriminale”, e ku janë vendosur fotografi nga funksionarë të tanishëm dhe ish funksionarë të LSDM-së.

Në ditën e parë të bllokadës, deputetët e VMRO-DPMNE-së dje në seancë kuvendore u paraqitën me afishe të madhe ku shkruante “Bllokadë aktive për shpëtim nga katastrofa nacionale”.