5.1 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Grubi gënjen, nëse kanë deputetë për amendamentet kushtetuese le t'i fusin...

VMRO-DPMNE: Grubi gënjen, nëse kanë deputetë për amendamentet kushtetuese le t’i fusin në rend dite javën e ardhshme

E përballur me dështime dhe disfata të përditshme në çdo fushë, qeveria e Kovaçevskit po përpiqet dëshpërimisht të defokusohet. Fakti që nuk ka tekste shkollore në arsim, fakti që Maqedonia ka shkallën më të lartë të inflacionit dhe shkallën më të ulët të rritjes ekonomike. VMRO-DPMNE vlerëson se faktin se janë deri në qafë në krim po mundohen ta mbulojnë me lajme të rreme.Është radha e Artan Grubit të përhapë gënjeshtra sot. VMRO-DPMNE i bën thirrje qeverisë nëse kanë deputetë për amendamentet kushtetuese, të cilat është dëshmuar se nuk i kanë, le t’i vendosin në rend dite javën e ardhshme. Përndryshe, Kovaçevski duhet të japë dorëheqjen menjëherë. Çështja e ndryshimeve kushtetuese nuk është çështje nëse jemi pro apo kundër Bashkimit Evropian, por nëse jemi pro apo kundër shpifjes së identitetit dhe pranimit të ultimatumeve bullgare”, theksohet në letrën e partisë në pushtet

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments