9.4 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Fajin që BE ndau RMV-në nga Shqipëria e ka LSDM

VMRO-DPMNE: Fajin që BE ndau RMV-në nga Shqipëria e ka LSDM

VMRO-DPMNE përmes një komunikate për media ka akuzuar partinë opozitare LSDM si fajtore që BE e ndau Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria.

Ata thonë se vendi po ecën përpara dhe se LSDM nuk do të gëzojë gjatë.

Reagimi i plotë:

LSDM-ja e ka fajin për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia, e zhytën vendin në krim për 7 vjet. LSDM gëzohet që Maqedonia ka ngecur. LSDM-ja punoi shumë që fillimisht të futej në të njëjtin kosh me Shqipërinë, e më pas të na kalojë Shqipëria. LSDM me vetëdije po punon që Maqedonia të mbetet e mbërthyer, duke filluar nga marrëveshjet e nënshkruara nga Zaev, duke përfunduar me krimin dhe korrupsionin që mbretëroi 7 vite me LSDM. Besimi 2% në drejtësi, shëndetësia dhe arsimi i shkatërruar, LSDM shkatërroi sistematikisht shtetin. Gëzimi i LSDM-së nuk do të zgjasë, Maqedonia po ecën përpara, me OBRM-PDUKM-në do të ketë transformim ekonomik, sundim të ligjit dhe prosperitet”, shkruan VMRO-DPMNE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments