Plani për destabilizimin e shtetit është penguar, thonë nga VMRO-DPMNE-ja, kryetari i të cilës disa ditëve tha se BDI planifikon që të destabiizojë vendin. Nga partia në pushtet, fokusin nga BDI e zhvendosën te LSDM-ja.
Ish ministri për punë të brendshme dhe deputeti aktual i LSDM-së, Oliver Spasovski, paraprakisht i vlerësoi pohimet e Mickoskit si “mashtrim i opinionit”. Në intervistë televizive, ai theksoi se në rast se informacionet e tilla janë të sakta menjëherë duhet të reagojë PP, ndërsa presidenti i shtetit të thirr seancë në Këshillin e sigurisë. Sipas Spasovskit, është shumë joserioze që një kryeministër të publikojë informacione për destabilizim, ndërsa organet shtetërore të mos ndërmarrin asgjë.
Edhe LSDM, ashtu edhe partneri qeveritar i VMRO-DPMNE-së, koalicioni VLEN, tashmë i kanë bërë thirrje kryeministrit Mickoski që të ndajë informacionet me Prokurorinë Publike.
VLEN përsëriti se nuk e dinë se çfarë me informacione disponon Mickoski, por theksuan se BDI është e pafuqishme për të destabilizuar dhe po mundohet të krijojë panik. I pyetur se çfarë ka dashur të thotë kryeministri Mickoski kur ka thënë “destabilizim”, nga VLEN u përgjigjën:Zyrtarë të BDI-së deklaratat e Mickoskit paraprakisht i cilësuan si bllof politik, por theksuan se do të përdorin të gjitha metodat demokratike për të parandaluar, siç thonë ata, majorizimin dhe poshtërimin e zërit shqiptar.