4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Deklarata për Goce Dellçevin s’është kontestuese

VMRO-DPMNE: Deklarata për Goce Dellçevin s’është kontestuese

VMRO-DPMNE-ja kritikon qasjen e LSDM-së ndaj propozim-Deklaratës së tyre për figurën dhe veprën e Goce Dellçevit. Sipas partisë opozitare, asnjë aspekt i deklaratës nuk është kontestuese kurse refuzimi i LSDM-së hap dyshime se qeveria negocion për Dellçevin dhe për historinë.

“LSDM-ja e lëshoi edhe një mundësi që të paktën të tregojnë se çfarë u është dukur kontestuese në propozim-deklaratën të cilën VMRO-DPMNE-ja e dorëzoi në Kuvend me rastin e 150 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit. LSDM-ja duhet të tregojë nëse për to është kontestuese që nëpër shkolla të realizohen aktivitete me të cilat nxënësit do të njoftohen më shumë me figurën dhe veprën e Goce Dellçevit, ose ajo që Instituti për histori kombëtare dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë të organizojnë takime shkencore, ose thirrja deri tek mediat që me përmbajtje mediatike ta shënojnë jubileun e 150 të lindjes së Goce Dellçevit. Kjo hap dyshime serioze se Kovaçevski negocion për Goce Dellçevin dhe me këtë, edhe për të gjithë luftën revolucionare për shtetformimin maqedonas”, deklaroi Ivanka Vasilevska, VMRO-DPMNE./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments