11.3 C
Tetovo
E diel, 6 Tetor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE / Artan Grubi dhe qeveria po e futin vendin në krizë...

VMRO-DPMNE / Artan Grubi dhe qeveria po e futin vendin në krizë artificiale duke e ngritur mosmarrëveshjen me Bullgarinë në nivelin e çështjes së sigurisë ?!

Artan Grubi dhe qeveria po e futin vendin në krizë artificiale duke e ngritur mosmarrëveshjen me Bullgarinë në nivelin e çështjes së sigurisë, thuhet në një deklaratë partiake nga VMRO-DPMNE.

  • Mosmarrëveshja me Bullgarinë nuk është çështje sigurie, as mosmarrëveshje që ka karakter sigurie. Përpjekja e Grubit dhe e qeverisë për të ndërtuar negociata mbi këtë tezë është disfatëse për vendin.

Maqedonia është anëtare e NATO-s dhe kështu të gjitha çështjet e sigurisë janë mbyllur. Brenda kufijve të vendit ka një Ministri të Brendshme që ruan sigurinë.

Qeveria nuk duhet të gjejë justifikime për lëshime dhe poshtërime të reja.

Qëndrimet maqedonase të garantuara me Deklaratën e propozuar nga VMRO-DPMNE janë të qarta, dhe ajo është e përkrahur nga të gjitha partitë në parlament dhe nuk duhet bërë asgjë jashtë saj.

Presim që Bullgaria në frymën e vlerave evropiane dhe politikave të fqinjësisë së mirë të mos e pengojë Maqedoninë drejt BE-së. Progresin e shtetit e meritojnë qytetarët, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments