20.4 C
Tetovo
E martë, 9 Shtator, 2025
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: A po i mbron Prokuroria nga përgjegjësia penale funksionarët e BDI-së...

VMRO-DPMNE: A po i mbron Prokuroria nga përgjegjësia penale funksionarët e BDI-së dhe a e mban në sirtar lëndën “Reket 2”?

VMRO-DPMNE ka reaguar me akuza të ashpra ndaj Prokurorisë Publike, duke e akuzuar se po i mbron funksionarët e BDI-së nga përgjegjësia penale dhe se po e mban të fshehur në sirtar lëndën e njohur si “Reket 2”. Në reagimin e tyre, ata theksojnë se besimi i qytetarëve në gjyqësor ka rënë në nivel minimal dhe kërkojnë që prokuroria të nisë hetime konkrete për aferat korruptive që përfshijnë ish-zyrtarë të LSDM-së dhe BDI-së.

Në opinion ka dalë një skandal i ri për sundimin kriminal të LSDM-së dhe BDI-së, të cilin sistemi gjyqësor dhe prokurorial po e fsheh dhe mbulon.

Gjyqësori, me besim në nivel të gabimit statistikor prej vetëm 2%, vazhdon të fundoset, ndërsa Ljupço Kocevski në krye të Prokurorisë Publike Themelore vazhdon t’u shërbejë me besnikëri dhe t’i mbrojë kriminelët që e votuan, LSDM-në dhe BDI-në.

Informacionet tregojnë se ekziston “Reket 2” dhe se Prokuroria Publike Themelore ka hapur procedurë parahetimore, por i gjithë procesi ka ndaluar aty dhe lënda është futur në sirtar.

Në rastin e dyshuar kanë qenë të përfshirë ish-kryetarja e PSP-së, Katica Janeva, si dhe tre prokurorë të tjerë aktiv, të cilët kanë tentuar të shantazhojnë një biznesmen të njohur.

Opinioni maqedonas meriton të dijë: a mbahet ky rast në sirtar për të fshehur dhe mbrojtur dikë nga LSDM dhe BDI dhe a u lihet hapësirë atyre që ta devijojnë vëmendjen e opinionit?

Gjithashtu, publiku ka të drejtë të dijë nëse Kocevski është në krye të Prokurorisë për të ndjekur krimin apo për të mbrojtur urdhërdhënësit e tij nga LSDM dhe BDI, përderisa gjatë vitit të kaluar nuk është hapur asnjë procedurë ndaj ish-funksionarëve të tyre.

Kocevski dhe Prokuroria duhet t’i justifikojnë pagat që ua paguajnë qytetarët dhe të fillojnë punën për të hetuar të gjitha veprimet kriminale dhe për të sjellë drejtësi. Mjaft i kanë mbajtur lëndët të fshehura në sirtar për të mbrojtur nga përgjegjësia penale persona të afërt me LSDM-në dhe BDI-në.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments