13.2 C
Tetovo
E shtunë, 26 Tetor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DMPNE: LSDM dhe BDI kanë keqpërdorur mjetet për autostradën Shkup-Bllacë

VMRO-DMPNE: LSDM dhe BDI kanë keqpërdorur mjetet për autostradën Shkup-Bllacë

VMRO-DPMNE, i akuzon partnerët e koalicionit të qeverisë së kaluar LSDM-BDI, për keqpërdorim të mjeteve të shtetit. Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së Brane Petrushevski, vetëm për 10 kilometër rrugë, në autostradën Shkup-Bllacë, janë derdhur mbi 300 milion euro, të cilën ai e konsideron të paarsyeshme.

Sipas tij, nga projektet e tilla infrastrukturore kanë përfituar individë të caktuar, që e kanë shfrytëzuar pushtetin për tu pasuruar.

“Shtatë vite BDI-ja dhe LSDM-ja nuk arritën të bëjnë një autostradë. E gjitha çfarë kanë bërë, ishin vetëm kalkulime për krimin dhe përfitimin e individëve. Autostrada nga Shkupi në Bllacë, e cila përfëshin vetëm 10 kilometra, do t’i kushtojë shtetit 300 milion euro. Ku qëndron problemi? Është zgjedhur traseja, sipas së cilës një grup i caktuar njerëzish, pak para nisjes së projektit kanë blerë prona. Është e dukshme se krerët e BDI-së dhe LSDM-së, kanë dashur të përfitojnë nga shpronësimi dhe traseja me shumë tunele.” – tha Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski.

Petrushevski, thotë se VMRO-DPMNE-ja, për këto shkelje ka njoftuar Prokurorinë Publike dhe nga e njejta kërkojnë të marrë masa.

Sipas tij, për autostradën duhet të bëhet projekt i ri me çmim të arsyeshëm.

“Për këtë është njoftuar Prokuroria Themelore Publike dhe presim procedurat. Popullit pret përgjigje: Nëse qeveria e kaluar ka dashur të përfitojë miliona, përmes njerëzve të afërt? Prokuroria Themelore Publike, të inicojë procedurë dhe të jap përgjigje. Maqedonia s`ka 300 milionë euro për t`i hedhur në autostradën prej vetëm 10 kilometrave . Traseja duhet të riprojektohet dhe të fitohet autostrada me çmim shumë më të ulët.BDI-ja dhe LSDM-ja, nuk kanë punuar që të ketë autostradë, por për të përfituar.” – deklaroi Petrushevski.

Një ditë më parë edhe Ministri i Transportit Aleksandër Nikollovski, njoftoi për shumë parregullësi në projektin për autostradën Shkup-Bllacë, i cili përfundon në humnerë. Ai tha se autostrada do të ndërtohet por me çmim real dhe të realizueshëm. Sipas tij aktualisht punohet për të gjetur zgjidhje optimale.

Atostrada Shkup Bllacë,  ka filluar të ndërtohet në vitin 2020, por përfundimi i saj ende nuk shihet askund.

Për momentin, janë ndërtuar vetëm dy kilometrat e para, duke nisur nga kufiri i Bllacës në drejtim të Shkupit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments