VMRO-DPNNE thotë se krijues i Artan Grubit, përveç BDI-së, është edhe LSDM.“Ata bashkë me BDI-në e krijuan Artan Grubin. E lejuan dhe e toleruan në çdo gjë që bënte. LSDM-ja e toleroi Grubin si kur nënvlerësonte dhe ofendonte qytetarët, ashtu edhe kur poshtëronte dhe degradonte institucionet kur, në mënyrë të pahijshme, luante futboll apo basketboll nëpër zyra. LSDM-ja toleroi dhe lejoi Grubin të grabiste shtetin, duke filluar nga Lotaria e duke përfunduar me ministrinë që ai drejtonte. Edhe pse e dinin se çfarë po bënte Grubi, LSDM me vetëdije e lejoi atë. LSDM-ja e bëri këtë vetëm për shkak të dëshirës për të qëndruar sa më gjatë në pushtet. Për krimin e Grubit ka faj edhe LSDM. Në kohën e qeverisjes së LSDM-së, Grubi lirisht dhe pa problem ka vjedhur dhe grabitur shtetin dhe për këtë jo vetëm që nuk ka pasur ndjekje penale apo procedurë, por nuk ka pasur as paralajmërim apo distancim verbal”, thonë nga VMRO-DPNNE-ja.Sipas VMRO-DPNNE-së, LSDM edhe tani në opozitë hesht për Grubin dhe nuk distancohet prej tij.
“Nëse LSDM dhe Venko Filipçe janë të paktën pak të virtytshëm, duhet ta pranojnë opinionin maqedonas se e kanë krijuar Grubin dhe të kërkojnë falje publike për këtë. Dhe, në të njëjtën kohë, të kërkohen llogari paraardhësit e Filipçes, Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski. Sepse, po të mos ishte dëshira e tyre për të qëndruar më gjatë në pushtet, Artan Grubi nuk do t’i ndodhte Maqedonisë”, thotë VMRO-DPNNE.