-0 C
Tetovo
E shtunë, 11 Janar, 2025
BallinaLajmeVlora Çitaku i reagon Albin Kurtit: Nëse dikush të quan vëlla nuk...

Vlora Çitaku i reagon Albin Kurtit: Nëse dikush të quan vëlla nuk është fyerje

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, pas takimit që pati me kryetarin e Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj, ku tha se ky i fundit i kërkoi ta ndihmonte si vëlla.

Në një postimi në Facebook, Çitaku ka shkruar se nuk është fyerje të adresuarit me motër e vëlla.

“Me të thanë motër, vëlla, nuk është fyerje. Përkundrazi. E me e pranu si fyerje flet vetëm për ty, Albin. Mungesa e empatisë është simptomatike. Ndërkohë, tendenca me i nda mësueset në një tabor, e prindërit në një tjetër është fyese. Kryeministër, të garantoj që asnjë prej mësuesve nuk i ka fëmijët as në shkolla private, e as në Norvegji”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ajo i kërkoi Kurtit të bëjë zgjidhje, pasi sipas saj, kjo varet nga ai./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments