“Hija e Ali Ahmetit, Artan Grubi, tashmë i shpallur nga Departamenti Amerikan i Shtetit si person i përfshirë në korrupsion për të shpëtuar Sasho Mijalkovin, nuk ka vend në mesin e studentëve. Studentët janë e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi. Ata kanë të drejtë të arsimohen dhe të formohen nga persona që janë shembull ndershmërie, profesionalizmi dhe integriteti. Pasardhësi i Ali Ahmetit, Artan Grubi nuk mund të jetë lider për të rinjtë e këtij vendi”- thonë VLEN.
“Po e pyesim publikisht Artan Grubin a do të tërhiqesh nga Universiteti i Tetovës se je shembull i keq për studentët? Rinia që është e ardhmja e shoqërisë, nuk mund të marrë shembull nga një person i korruptuar që është përfshirë edhe në procese gjyqësore. Universiteti i Tetovës të largojë Artan Grubin dhe t’i mbrojë studentët nga ky person në listën e zezë. I korruptuari, i cili shpërdoroi pozitën e nëpunësit publik, u bë shërbëtor i Mijallkovit. Ju kujtojmë se VLEN është më shumë se një koalicion politik, është një zgjim i kombit! E thamë qartë dhe me zë të lartë: shqiptarët mund të jenë të qetë, sepse nuk do të lejojmë që disa zhvatës dhe kriminelë të rregullt të shkatërrojnë të ardhmen e një kombi të tërë, veçanërisht të ardhmen e të rinjve”, thuhet në njoftimin e partisë.