10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVLEN uron 28 Nëntorin

VLEN uron 28 Nëntorin

Koalicioni VLEN ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorut, duke bërë thirrje për bashkëpunim dhe mirëkuptim. Nga VLEN thonë se kjo ditë është simbol i qëndresës, rezistencës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë ndër shekuj dhe kujton sakrificën e gjeneratave brez pas brezi për ta realizuar idenë e rilindësve.

“Koalicioni VLEN uron shqiptarët anekënd botës ku jetojnë 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Urojmë, presidentin Bajram Begaj, kryeministrin, Edi Rama, dhe të gjithë zyrtarët e qytetarët e shtetit shqiptarët 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo përpos që është ditë historike shënon edhe finalizimin e përpjekjeve të vazhdueshme dhe ëndrrën tonë shekullore për një shtet etnik në këto troje. Kjo datë e rëndësishëm për të gjithë shqiptarët na kujton thirrjen senzibilizuese për të qëndruar e festuar bashkë. 28 Nëntori është symbol i qëndresës, rezistencës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë ndër shekuj, por gjithashtu është edhe një amanet për të vazhduar këtë rrugëtim të shenjtë. Duke shënuar këtë ditë historike asnjëherë nuk do t’i harrojmë gjurmët e historisë tonë”.

“Kjo datë në kujton sakrificën e gjeneratave brez pas brezi për ta realizuar idenë e rilindësve tanë. Shqiptarët asnjëherë nuk kanë fituar asgjë rastësisht e as nuk kanë marrë dhuratë, por gjithçka ka qenë si rezultat i mundit, punës dhe sakrificës të pashoqë nga ideolog e kontribues si Sami Frashëri, Pashko Vasa, Ismail Qemali e Hasan Tahsini, rilindasë që vazhdojnë të na frymëzojë edhe sot e kësaj dite që të vazhdojmë e punë dhe përpjekje për t’u angazhuar për popullin shqiptarë kudo që jetojnë. Vështirësitë që kaluan gjeneratat tona gjithashtu janë frymëzim për të vazhduar rrugëtimin tonë të pastër kombëtar”.

“Ky kalim ndër vite është mësimi më i mirë për gjeneratat e sotshme, q shteti i pavarur kërkon bashkëpunim për integrim, punë të pandalshme për sigurimin e një jete sa më cilësore për të gjithë popujt, megjithatë, kërkon përgjegjësi në menaxhim dhe udhëheqje dinjitoze. Koalicioni VLEN gjatë kësaj periudhe sa është në Qeveri është angazhuar fuqishëm në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, thonë nga VLEN.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments